Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

53 vjet nga Zvicra në Kosovë për Bajram (VIDEO)

NULL NULL
10.04.2024 14:46
Bajram Alija, Ora 7 Klan Kosova
Bajram Alija, Ora 7 Klan Kosova

Çifti Bajram e Vahide Alija kanë 53 vjet që me veturë marrin rrugë çdo vit nga Zvicra për në Kosovë, gjegjësisht në fshatin e tyre Komogllavë.

Sot 75-vjeçar, Bajrami gjithmonë erdhi në Kosovë me veturë, pasi thotë se nuk i pëlqen aeroplani dhe procedurat me pritjet e gjata që bëhen në aeroporte.

“Në 53 vjet, veç një gomë veture ka ndodhur që më është shpërthyer”, rrëfen ai për Klan Kosova për përvojat e udhëtimit me vetura të ndryshme në tërë këto vite.

Bajrami, që në Zvicër thotë se ka shkuar në vitin 1971, shprehet se shumë persona ia kanë parë hajrin.

Për të kuptuar më shumë, klikoni në videon e mëposhtme:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.