12:23, 12 Qershor 2019

Një 52-vjeçar ka humbur jetën duke punuar në një minierë në Hotolisht të Librazhdit.

Burime nga policia bëjnë me dije se viktimë ka mbetur shtetasi Hyqmet Verçari, 52 vjeç, banues në fshatin Pishkash.

Ai ka ndërruar jetë pasi është aksidentuar me makinerinë e punës në minierë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.

Konkurs Pune

Lexo më shumë