Lajmet e fundit

Me sa duket, nuk ka mjaftueshëm peshq në det... një burrë në Tajlandë u kap në kamera duke u zhveshur për të kryer marrëdhënie seksuale me një peshk Koi dhe u arrestua pasi e vendosi gojën e kafshës mbi organin gjenital të tij.
Pamjet shqetësuese të kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur një burrë i zhveshur hyn në pellgun me peshq Koi, kap një peshk dhe e përdor atë për të kënaqur veten seksualisht, shkruan TMZ, transmeton Klankosova.tv.
Burri u identifikua si 51-vjeçari Sutthichai Boonlert dhe peshku Koi i përkiste fqinjit të tij, Bobby Anong.
Policia thotë se Boonlert fillimisht pretendoi se kishte hyrë në pellg për t'u larë dhe ishte eksituar kur peshku kishte notuar pranë organit gjenital të tij.
E gjithë ngjarja ndodhi të hënën në Bangkok dhe policia lokale thotë se kjo nuk është hera e parë që ky person i kthen kafshët në objekte për kënaqësi seksuale përfshirë këtu edhe një qen shtatzënë.