13:19, 10 Prill 2020

51 personat të cilët kanë rezultuar dje negativë në Covid-19 të karantinës së Qendrës së Studentëve në Prishtinë do të lirohen në shtëpi për të qëndruar në vetëkarantinë edhe për dy javë dhe duke respektuar rekomandimet e MSH e IKSHPK-së, që të mos dalin nga shtëpitë e tyre gjatë kohës sa ende do të jenë nën mbikëqyrje.

Kurse, 2 personat që kanë rezultuar pozitivë pardje në Covid-19 do të dërgohen në Klinikën Infektive, njofton Klan Kosova.

“Ata që nuk manifestojnë shenja të sëmundjes, do të nënshkruajnë një deklaratë nën betim, me të cilën do të vetizolohen në shtëpi, nëse kanë kushte për ta bërë këtë, dhe do të jenë nën monitorim të vazhdueshëm”.

MSH thotë se ky veprim do të koordinohet edhe me strukturat lokale të pushtetit.

Shkelja e udhëzimeve të MSH-së e IKSHPK-së për vetizolimin e obliguar do të dënohet sipas legjislacionit në fuqi për situatat emergjente të shëndetësisë publike.

Në të njëtën kohë, do të vazhdojë testimi edhe i personave që kanë mbushur mbi dy javë në karantinën në Qendrën e Studentëve në Prishtinë dhe lirimi nga karantina do të jetë gradual, i bazuar në rezultatet e testeve të bëra nga IKSHPK.

Konkurs Pune

Lexo më shumë