50 sekrete për martesë të suksesshme – familje të lumtur

50 sekrete për martesë të suksesshme – familje të lumtur

NULL NULL
5 vjet më parë

Është thënë se besimi, sensi i njëjtë i humorit dhe ndershmëria, janë tri gjerat që kanë më shumë rëndësi në një lidhje martesore.

Por, ka edhe elemente tjera esenciale, që nevojiten me doemos për një dashuri të përjetshme.

Bazuar në një studim të ri, në të cilin çiftet britanike u pyeten se çfarë cilësojnë ata si sekretin për një martës të lumtur, me shumicë u votua dubleta – pasja e gati çdo gjëje dy herë.

Dy vetura, dy banja, dhe për të dy nga një televizor.

E çuditshme se: Të pasurit seks të rregullt, u rendit vetëm e 20-ta me radhë, në një listë me 50 pika për martesë të suksesshme, transmeton DailyMail, përcjellë Klan Kosova.

Gjetjet e hulumtimit do të përfshihen në një libër të ri, me titull, “Si ta kënaqim një grua, ose këdo tjetër”.

Çiftet e lumtura besojnë se, mbamendja e ditëlindjeve dhe përvjetorëve, dhe një “Të Dua” që vjen rregullisht, ndihmon shumë në stabilitetin dhe lumturinë e lidhjes.

Libri i autorit Andy Gibeny thotë: “Besimi, kompromisi dhe ndershmëria, janë gjerësisht të pranueshme si gjërat më të rëndësishme për një martës, por, për shumicën e njerëzve, nuk mbaron këtu. Gjërat shpesh dinë të jenë më të komplikuara”, thuhet në libër, transmeton Klan Kosova.

“Romanca po ashtu, është një faktor i rëndësishëm. S’ka lidhje sesi manifestohet. Mund të jetë një dhuratë-surprizë, një takim diku jashtë shtëpisë, ose thjeshtë një kohë e mirë e kaluar bashkë”.

“Martesa pas një kohe të kaluar, shpesh shndërrohet në diçka monotone. Lehtësisht mund ta gjeni veten të ngujuar në një rutinë që nuk kalon”.

Vërtetë diçka e dëmshme kjo, sepse do ta largoni vëmendjen nga njëri-tjetri.

Shpresojmë se ndonjëri nga sekretet që tani do t’i prezantojmë do t’u ndihmojë sadopak.

 

50 sekrete për një lidhje/martesë të lumtur:

  1. Besimi në njëri tjetrin
  2. Sensi i njëjtë i humorit
  3. Gjithmonë të ndershëm
  4. Kujtoni ditëlindjet dhe përvjetorët
  5. Pranoni gabimet
  6. Bëni kompromise
  7. Thoni “Të Dua”, vazhdimisht
  8. Mësohuni të kërkoni falje
  9. Po qe e nevojshme, qesheni njëri tjetrin
  10. Pikëpamje e njëjtë mbi jetën
  11. Përqafime të rregullta
  12. Gjithmonë një “Natën e Mirë”, me puthje
  13. Gjestet romantike të “rastit”
  14. Konsiderojeni partnerin tuaj shokun/qen më të mirë
  15. Ndani proporcionalisht detyrat prindërore
  16. Putheni njëri tjetrin gjithmonë në përshëndetjen e mëngjesit
  17. Ndani hobi dhe interesa të përbashkëta
  18. Flisni me njëri tjetrin për problemet, mos i shtypni ato
  19. Pyetni partnerin “Si kalove sot?”
  20. Bëni seks rregullisht
  21. Krijoni hobi dhe interesa të veçanta
  22. Lejoni kohë pas kohe hapësirë partnerit
  23. Kurrë mos shkoni të flini duke përdoru pretekste
  24. Pushime të rregullta në vikend
  25. Ndani ambiciet dhe synimet
  26. Pajtime dhe mospajtime, është normale
  27. Vazhdoni përpjekjet për t’u dukur bukur për partnerin gjithmonë
  28. Vizitoni familjet e njëri tjetrit
  29. Ndani kohë për njëri tjetrin
  30. Mbani duart të bashkuara kur shëtisni
  31. Komplimentoni rregullisht
  32. Shokë të përbashkët, por edhe të veçantë
  33. Dy TV në shtëpi
  34. Vizitoni shokët e njëri tjetrit
  35. Dy vetura në shtëpi
  36. KUJDES: Të bëni rrojë gjithmonë
  37. Ndarje të barabartë të punëve të shtëpisë
  38. Xhirollogari të ndara bankare
  39. Dilni rregullisht me shokët tuaj, pa njëri tjetrin
  40. Bëni dhurata surprizë për partnerin
  41. Mos vazhdoni shoqërimin me ish të dashurat/it në Facebook
  42. Rregullsi në ndarjen e detyrave
  43. Dalje të rregullta nate
  44. Dy banja
  45. Asnjëri nga ju mos e “privatizoni” telekomandën
  46. Përafërsisht orare të njëjta pune
  47. Tregoni njëri tjetrit fjalëkalimet
  48. Mbani një sasi të fshehura parash, që ai/ajo nuk di për to
  49. Disa gjëra mos ia ekspozoni njëri tjetrit (P.sh. Kryerja e nevojave në banja para njëri tjetrit)
  50. Të keni një natë, ose dy, në javë, ku asnjëri nga ju nuk përdorë kompjuter/telefon dhe asnjë pajisej tjetër teknologjike

klankosova.tv