Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

50 gazetarë janë vrarë në luftën Izrael-Hamas

NULL NULL
21.11.2023 08:28

Të paktën 50 gazetarë dhe punonjës të medias janë vrarë që nga shpërthimi i konfliktit të përgjakshëm midis Izraelit dhe Hamasit muajin e kaluar, tha Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve të hënën mbrëma.

Sipas këtij komiteti, ka qenë muaji më vdekjeprurës për gazetarët që kur grupi për lirinë e shtypit filloi të gjurmonte vdekjet më 1992, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.

Sipas organizatës, numri në rritje tejkalon shumë 15 gazetarët që janë vrarë në luftën e vazhdueshme të Rusisë kundër Ukrainës.

Të shtunën, pesë gazetarë u vranë, duke shënuar ditën e dytë më vdekjeprurëse të konfliktit, tha CPJ. Dita më vdekjeprurëse e luftës ishte më 7 tetor – kur Hamasi filloi sulmin e tij tronditës terrorist në Izrael – tha organizata, kur u vranë gjashtë gazetarë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.