50 Cent akuzohet për vjedhje NULL NULL 10/05/2015 10/05/2015 Reperi është përfshirë në një hetim kriminal pasi një person pretendon se i janë vjedhur aksesorë në vlerë prej 250 mijë dollarësh. Robert Marin thotë se e ka takuar reperin në një klub nate dhe i ofroi atij orën dhe qaforen për shitje. Sipas Marin, 50 Cent e pranoi ofertën, por i kishte thënë që kishin nevojë për negociata rreth çmimit. Me pas ekipi i 50 Cent e kishte ftuar atë ta shihte palestrën e boksierit Mayweather, gjë për të cilën u gëzua shumë. Por, pas mbërritjes aty, dy nga 50 burrat e ekipit te tij e kanë goditur në kokë me pistoletë dhe i kanë vjedhur aksesorët, transmeton Klan Kosova. Marin e ka paraqitur raportin e vjedhjes në policinë e Vegasit dhe për momentin po kryhen hetimet. Nga ana tjetër, avokati i 50 Cent është deklaruar se demanton kategorikisht që klienti i tij apo ndonjë pjesëtar i sigurisë së tij kanë të bëjnë me këto akuza të pabaza.
Lajme Shefi i inteligjencës britanike: "Putini e ka humbur luftën e informacionit në Ukrainë" 5 minuta më parë
Lajme Burri që vrau gruan e tij në natën e martesës dhe trupin e futi në valixhe dënohet me të paktën 21 vjet burgim 22 minuta më parë
Kosova “Prava Crna Gora” e gatshme ta tërheq mocionin e shtatorit ndaj Abazoviq veç nëse arrihet një marrëveshje 1 orë më parë