5 vjeçari bëmirës NULL NULL 19/05/2015 19/05/2015 Djaloshi i vogël 5 vjeçar nga Alabama e SHBA-së bëri që një restorant i tërë të shpërthente në lot. Kjo ndodhi pasi 5 vjeçari, Josiah Duncan i kërkoi mamasë së tij që të blinte një drekë për një person të pastrehë, të cilin ai e pa jashtë. Fillimisht ai e pyeti mamanë e tij, Ava, se çfarë po bënte ai person jashtë restorantit. Mamaja i shpjegoi se njeriu ishte i pastrehë. Por djaloshi nuk e kuptoi shprehjen andaj kërkoi sërish sqarim. Pasi mamaja e tij ia sqaroi kuptimin e fjalës, Josiah iu lut mamasë t’i blinte atij një drekë. Por deri këtu nuk ishte e jashtëzakonshme. Të gjithë ata që ishin prezent në restorant u prekën kur 5 vjeçari insistoi që edhe ti këndontë njeriut të pastrehë një bekim përpara se ai të fillonte të hante, transmeton Klan Kosova. Mamaja e 5 vjeçarit u shpreh se u ndje shumë krenare me djalin e saj, madje ajo u shpreh se këtë veprim e cilëson si një ndër arritjet e saj më të mëdha si prind. klankosova.tv