5 këshilla për lidhjet në distancë NULL NULL 06.09.2016 21:33 06.09.2016 21:33 Shumë persona besojnë që lidhjet në distancë nuk funksionojnë. Shumë persona që kanë lidhje në distancë përballen me presione nga shoqëria që u thotë se një lidhje e tillë nuk mund të jetë serioze. Askush nuk ka thënë se lidhet në distancë janë të lehtë – por shpeshëherë gjërat edhe më të vogla mund të bëhen më të ëmbla në një lidhe të tillë. Më poshtë mund t’i lexoni disa këshilla se si ta mbani gjallë lidhjen në distancë. Shmangni komunikimin e tepërt Një çift që e ka lidhjen në distancë nuk ka pse të komunikojë 12 orë në ditë që ta mbajë lidhjen. Shumë çifte mund të mendojnë se kjo është mënyra më e mirë që lidhja të funksionojë mirëpo kjo nuk është e vërtetë. Por kjo gjë nuk do të thotë se ju nuk duhet të komunikoni fare. Ajo që është më së miri për një lidhje në distancë atëherë duhet që një çift të thotë “mirëmëngjes” dhe “natën e mirë” çdo herë. Flisni për gjëra që ju eksitojnë Kur një çift është i tërhequr seksualisht atëherë ka një prej gjërave më të rëndësishme te një lidhje. Dëshira seksuale për partnerin bënë që të mos mendojë për një person tjetër. Seksi nuk është vetëm nevojë biologjike por emocionale gjithashtu. Të flasësh për gjëra që ju eksitojnë të dyve bënë që të shtohet dëshira seksuale për partnerin. Bëni gjëra së bashku Luani lojëra online së bashku, ose shikoni një dokumentar së bashku. Pra edhe pse nuk mund të jeni fizikisht bashkë ju prapë mund të bëni gjëra së bashku në të njëjtën kohë. Shijoni kohën me familje dhe shoqëri Ju mund të jeni vetme por jo e vetmuar. Ju nuk duhet ta lejoni vetën që bota juaj të sillet rreth një njeriu prandaj kënaquni me kohën që kaloni me familjarët dhe miqtë e juaj. Jeni i sinqertë me njëri – tjetrin Flisni për frikën, xhelozinë, pakënaqësinë dhe për shumë gjëra të tjera. Nëse tentoni që të fshihni diçka nga partneri juaj atëherë ky sekret herët apo vonë do të shfaqet si problem. Mos u mundoni që gjithçka ta kaloni vet. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lifestyle “Afera seksuale, para e dashuri”, Kotorri paralajmëron 12 shenjat e horoskopit (VIDEO) 22/06/2025