5 diamantet më të shtrenjta në botë NULL NULL 13.06.2015 16:55 13.06.2015 16:55 Nuk thonë kot që “Diamantet janë shokët më të mirë të femrave”. Çdo kush e ëndërron një diamant, por rrallë kush ka mundësi që ta posedojë, transmeton Klan Kosova. Kjo për shkak të çmimit shumë të lartë të tyre. Diamantet janë një nga asetet më me vlerë në të gjithë botën. Ja cilët diamante kushtojnë sa një pasuri e tërë. Koh – I – Noor Ky emër do të thotë “Mal i dritës”. Koh – I – Noor është 105 karatë dhe peshon 21.6 gram. Besoni apo jo, ky diamant ende nuk ka çmim. Kjo sepse sipas studiuesve ky aset 21.6 gramësh vlen më shumë se çdo pasuri tjetër në këtë planet. Sancy Ky diamant është 55.23 karatë dhe peshon 11.05 gram. Sancy besohet që ka origjinë nga India. Ky është diamanti i parë që ka prerje simetrike. Edhe ky diamant nuk ka fare çmim. Cullinan Diamanti Cullinan është 3.106.76 karatësh dhe ka peshon 621.35 gram. Cullinan është diamanti më i madh i gjetur ndonjëherë në botë. Kjo perlë kushton hiç më pak se 400 milionë dollarë. Hope Hope është 45.52 karatë dhe 9.10 gramë. Ky diamant tani gjendet në muzeun e historisë natyrore në Washington DC. Hope kushton hiç më pak se 350 milionë dollarë. De Beers Centenary Diamond Ky diamant qindra-vjeçar është klasifikuar nga Gemological Institute of America si i kategorisë D. Ky është 273.85 karatë dhe peshon 54.77 gram. E De Beers kushton 100 milionë dollarë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kuriozitete 'Venusi i Kolobrzegut' - figurina 6 mijë vjeçare e zbuluar në Pomerania i emocionon shkencëtarët 29/06/2025
Kuriozitete Pse disa mace bëhen shoqëruese llafazane, ndërsa të tjerat duken më të rezervuara? 29/06/2025