5 Arsyet pse duhet të konsumoni vitaminën D - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

5 Arsyet pse duhet të konsumoni vitaminën D

NULL NULL
02.05.2015 19:46

Një studim i publikar nga Sport Health ka zbuluar që një e treta e ekipit të sportit të kolegjit Division, mund të kenë nivele të ulëta të vitaminës D.

Kjo vitaminë luan rol kyç në punën e organizmit duke mundësuar kështu absorbimin e kalciumit, mirëmbajtjen e masës kockore, zbut dhimbjet muskulore dhe ulë rrezikun prej lëndimeve.

Më shumë së një miliardë banorë në botë kanë mungesë të theksuar të vitaminës D në organizëm.

Sipas ekspertëve mënyra më e mirë për të ditur se a keni nivele optimale të vitaminës D janë analizat e gjakut ku 50-80 ng/ml janë nivelet normale të kesaj vitamine.

Përdorimi në masë më të madhe i vitaminës D  me anë të produkteve kimike, mund të ketë efekte anësore si ngritja e niveleve të kalciumit në gjak, humbje e apetitit, nauze, vjellje dhe shfaqja e gurëve në veshka.

 

Nëse jeni sportist aktiv, këto janë pesë arsyet kryesore që ju duhet të keni nivele të rregullta të vitaminës D në organizëm.

  1. Imuniteti

Vitamina D ngrit nivelin e imunitetit duke ju bërë më pak të prirur ndaj virozave stinore dhe ftohjeve, duke siguruar mirëmbajtjen optimale të organizmit.

  1. Funksionimi i trurit

Studimet kanë treguar që ushtrimet përmirësojnë sistemin konjitiv dhe ulin radikalet e lira që ndikojnë në dëmitimin e trurit. Nivelet optimale të vitaminës D ngrisin perfomancën psikike duke ulur kështu edhe rrezikun për shfaqjen e sëmundjeve degjenerative të trurit.

Një studim tjetër ka treguar që njerëzit në moshë që kanë mungesë të vitaminës D kanë prirje të preken nga Demenca dhe Alzhajmeri.

  1. Jetëgjatësia

Vitamina D ndikon në jetëgjatësi pasi ka ndikim në shumë ndryshime gjenetike që ndodhin në trupin e njeriut, ku mungesa e kësaj vitamine është e lidhur me paraqitjen e shumë sëmundjeve kronike.

  1. Nivelet e testoteronit

Mungesa e testosteronit te femrat shkakton obezitetin dhe arteriosklerozën.

Vitamina D ndikon në mirëmbajtjen e nivelit të testosteroneve duke ndihmuar kështu në mirëmbajtjen e indeksit trupor.

  1. Inflamacionet

Inflamacionet kronike janë armiqt kryesorë të sportistëve duke ju shkaktuar telashe të shumta si lëndime, lodhje dhe ngërçe.

Për të shmangur këto komplikime bëni kontrolle të vazhdueshme për të mirëmbajtur të normalizuara nivelet e vitaminës D.

Një mënyrë natyrore e thithjes së vitaminës D janë dalja në diell, produktet dhe ngrënia e ushqimeve të pasura me vitaminë D si salmoni i cili njihet si njëri prej ushqimeve me përmbajtjen më të madhe të vitaminës D.