5.828 kontakte të rasteve me Covid-19 mbikëqyren nga IKSHPK - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

5.828 kontakte të rasteve me Covid-19 mbikëqyren nga IKSHPK

NULL NULL
18/04/2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësësisë Publike ka bërë të ditur se dje janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 5.828 kontakte të rasteve me Covid-19, transmeton Klan Kosova.

Sipas IKSHPK-së, nga data 08 shkurt deri më 17 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 4.124 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej katërqind e tetëdhjetë (480) me dydhjetë (12) raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.