49 raste aktive me COVID-19 në Kosovë NULL NULL 16.04.2023 07:24 16.04.2023 07:24 Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bën të ditur se në vend aktive me COVID-19 janë 49 raste. Në njoftimin e lëshuar në rrjetin social Facebook, thuhet se në 24 orët e kaluara janë shënuar shtate raste të reja, duke e dërguar numrin e përgjithshëm të të prekurve në 273,824. Nga COVID-19 në vend deri tani kanë vdekur 3,215 persona, si dhe janë shëruar 270,560 qytetarë, transmeton Klankosova.tv.