47-vjeçari nga Kosova vdiq në një aksident në Zvicër NULL NULL 04.06.2023 08:29 04.06.2023 08:29 Një 47-vjeçar nga Kosova vdiq të premten në Zvicër si pasojë e një aksidenti në trafik. Kosovari i cili drejtonte një furgon (kombi), u godit nga një veturë që kishte hyrë në korsinë e kundërt. Derisa edhe dy persona ishin lënduar nga ky aksident, njëri prej të cilëve rëndë. Ngjarja tragjike ndodhi kantonin e Valis-it, në rrugën Route du Grand St. Bernard nga Martinach në drejtim të lokalitetit Sembrancher. Sipas policisë ende nuk dihen arsyet se si vetura ishte futur në drejtimin e kundërt të lëvizjes. Siç njofton Policia Kantonale e Valis-it përplasja mes furgonit (kombit), ishte ballë për ballë. Derisa pasagjeri i cili ishte duke udhëtuar me kosovarin, një 53-vjeçar u dërgua me helikopter në spitalin e Sionit, për shkak të lëndimeve të rënda. Ndërkaq, drejtuesi i veturës i cili shkaktoi aksidentin mbeti i lënduar lehtë, përcjell Klankosova.tv./Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.