46 viktima nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Brazil NULL NULL 22.02.2023 12:19 22.02.2023 12:19 Të paktën 46 persona dihet se kanë mbetur të vdekur në brigjet e shtetit të Sao Paulos pas përmbytjeve dhe rrëshqitjes së dheut në Brazil. Sipas autoriteteve, 40 persona janë ende të zhdukur dhe disa zona janë të qasshme vetëm me helikopterë, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv. Shiu i vazhdueshëm dhe rrëshqitjet e dheut të martën ndaluan punën e shërbimeve të urgjencës që përpiqen të arrijnë të prekurit.