Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

46 raste pozitive me COVID-19 në dy javët e fundit në Kosovë

NULL NULL
24.08.2023 11:51
COVID-19
COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë përditësimin e situatës epidemiologjike në Kosovë në dy javët e fundit lidhur me COVID-19.

Sipas njoftimit të tyre, në këto dy javë janë raportuar 46 raste pozitive dhe asnjë rast i vdekjes me COVID-19, përcjell Klankosova.tv.

Në njofton thuhet se rezulton që numri më i madh i rasteve i takojnë grumoshave 40 deri në 49 vjeç, me moshë mesatare 43 vjeç.

“Prej rasteve të konfirmuara, sipas komunave rezulton se numri më i madh është raportuar nga komuna e Prishtinës dhe Kamenicës (me nga 14 raste), kurse incidenca më e lartë e rasteve në 100,000 banorë është raportuar në komunën e Kamenicës”.

“Përkundër rasteve të shënuara së fundi, situata epidemiologjike në Republikën e Kosovës me COVID-19 mbetet e qetë, ndërsa qytetarët që manifestojnë shenja të infeksionit këshillohen të testohen dhe konsultohen me mjekun për çdo dyshim në COVID-19”, thuhet në raportin e IKShPK-së.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme