15:26, 7 Shtator 2019

Një person ka humbur jetën e një tjetër është lënduar gjatë një fluturimi me parashutë në Prizren.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar Shaban Osmanollaj, toger i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.

Osmanollaj ka thënë se një person tjetër i lënduar është dërguar për trajtim në Spitalin e Prizrenit.

Në vendin e ngjarjes aktualisht është policia e hetimeve rajonale të cilët po merren me rastin.

Ndryshe, sezoni i fluturimeve me parashut është hapur zyrtarisht në Prizren më 5 korrik.

Konkurs Pune

Lexo më shumë