Lajmet e fundit

Një përballje spektakolare dhe me ritëm të jashtëzakonshëm po zhvillohet sonte ndërmjet Spanjës dhe Kroacisë, ku brenda pak minutash u shënuan tre gola.
Spanjollët e nisën sfidën furishëm duke kaluar në epërsi që në minutën e 2-të të takimit. Ylli i ri, Lamine Yamal, tundi rrjetën për 1:0 pas një asistimi të saktë nga Alex Baena, raporton Klankosova.tv.
Kroatët provuan të vendosnin ekuilibrat në fushë përmes një loje më agresive, çka i kushtoi mbrojtësit Marin Pongracic me karton në minutën e 18-të.
Përpjekjet e mysafirëve u shpërblyen në minutën e 28-të, kur Dion Drena Beljo barazoi shifrat në 1:1, i shërbyer me mjeshtëri nga veterani Ivan Perisic.
Gjithsesi, festa e kroatëve zgjati vetëm tre minuta. Në minutën e 31-të, Marc Pubill realizoi për 2:1 duke rikthyer avantazhin e vendasve, pas një asistimi fantastik nga Lamine Yamal, i cili po rezulton vendimtar me gol dhe asistim.