44-vjeçari i dënuar nga Italia për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Shkodër NULL NULL 29.06.2025 13:24 29.06.2025 13:24 Foto nga Policia e Shqipërisë Një 44-vjeçar është arrestuar në Han të Hotit në Shkodër, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i njëjti ishte dënuar nga Italia për shfrytëzim prostitucioni në bashkëpunim. I dyshuari u kap teksa po tentonte të dilte nga Shqipëria, transmeton Klankosova.tv. Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari Lazër Vladaj, alias Cristian Manea, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Peruxhias, në Itali, e ka dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni në bashkëpunim”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për përfundimin e procedurave të ekstradimit të tij drejt Italisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Vala e të nxehtit në Evropë, mbi 40 gradë Celsius temperaturat në Spanjë, Portugali, Itali dhe Greqi 2 minuta më parë
Kosova Vulaj: LVV të bëjë marrëveshje politike me ndonjë parti tjetër ose të shkohet në zgjedhje 4 minuta më parë