41-vjetori i rënies së Nebih dhe Tahir Mehës NULL NULL 13.05.2023 08:17 13.05.2023 08:17 Sot shënohet 41-vjetori i rënies së Nebih dhe Tahir Mehës, të cilët nga kulla e tyre në Prekaz, iu kundërpërgjigjen me armë policisë dhe ushtrisë jugosllave, që kishin shkuar t’i arrestonin. Në mëngjesin e 13 majit 1982, forca të mëdha policore dhe ushtarake kishin rrethuar kullën e Nebih dhe Tahir Mehës, të cilëve u kërkuan që të dorëzoheshin, por në vend të dorëzimit, ata iu përgjigjen me të shtëna të pushkëve, ku luftimet zgjatën për tërë ditën, deri në orët e mbrëmjes. Në luftime heroikisht kanë rënë Nebihu dhe Tahiri, kurse të vdekur kanë mbetur edhe disa policë serb, numri i saktë i të cilëve nuk është bërë i ditur asnjëherë. /Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Presidenca del me sqarim: Valdrin Sahitit nuk iu dha pasaporta diplomatike nga presidentja Vjosa Osmani 16/04/2023
Kosova Mbi 150 mijë lëndë në sirtarët e gjykatave, avokatët e shohin problem kthimin e rasteve në rigjykim 16/04/2023