40 muaj paraburgim për çekun e kërkuar nga Interpoli NULL NULL 06.12.2019 17:01 06.12.2019 17:01 Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit kundër të kërkuarit, shtetasit çek M.J, për veprën penale “Mashtrim”. Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 40 ditësh, njofton Klan Kosova. Në këtë çështje penale gjyqtari i procedurës paraprake e ka aprovuar propozimin e prokurorit për caktimin e paraburgimit, sepse po të gjendej i kërkuari në liri, i njëjti mund të ikë, të largohet nga vendbanimi i tij dhe do të jetë i pakapshëm nga organet e ndjekjes si dhe do të pengonte zhvillimin e procedurës së ekstradimit. I pandehuri M.J është shtetas i Republikës së Çekisë, i cili kërkohet nga autoritetet e çeke për mashtrim. Për të është lëshuar urdhërarrest nga Interpoli me datë 05.12.2019 me kërkesë për ekstradimin e tij autoriteteve të Republikës së Çekisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 11 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 11 orë më parë
Kosova Fakulteti Juridik i UP-së në top 3-shën e gjithë botës, Osmani: Sukses historik 13 orë më parë