Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

40 gjuajtje, një gol – Barça e mposht me zor Mallorcën

NULL NULL
22.04.2025 23:29

Barcelona ka fituar me një gol të shënuar në fillim të pjesës së dytë ndaj Mallorcës.

“Blaugranët” e dominuan në tërësi pjesën e parë, por që golin e vetëm e shënuan mysafirët dhe i njëjti u anulua për pozitë jashtë loje.

Me goditjen e parë në pjesën e dytë, Barça e krijoi avantazhin falë Dani Olmos në minutën e 46-të, njofton Klankosova.tv.

Vendasit patën edhe disa raste të tjera, por që nga takimi dolën me pikë të plota falë golit të Olmos.

Me këtë fitore, Barcelona gjendet në vendin e parë me 76 pikë, shtatë më shumë se Reali që është në vendin e dytë por ka një ndeshje më pak, kurse Mallorca pozicionohet në vendin e shtatë me 44 pikë.

Në këtë takim, Barcelona e kishte 78 për qind të posedimit të topit, ndërsa 40 gjuajtje në total, për dallim nga Mallorca që e pati veç 22 për qind posedimin dhe katër gjuajtje në total, asnjë në portë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.