40 ditë paraburgim për Fjolla Morinën

40 ditë paraburgim për Fjolla Morinën

NULL NULL
1 week më parë

Këtë të mërkurë është mbajtur seanca dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj këngëtares Fjolla Morina.

Gjyata ka marrë vendim që asaj t’i shqiptohet masa e paraburgimit prej 40 ditësh.

Këtë për klankosova.tv e ka konfirmuar avokati i saj Fanol Krasniqi.

“Para fillimit të seancës gjyqësore, prokuroria e prezantoi kërkesën që ndaj saj të caktohet masa e paraburgimit prej 40 ditësh, mbi dy vepra penale. Vepra e parë është “trafikimi me armë” dhe vepra e dytë është “arratisja nga paraburgimi””, është shprehur Krasniqi për klankosova.tv.

Krasniqi është shprehur i shqetësuar me Ministrinë e Drejtësisë për këtë vendim, e cila sipas tij është dashur të vlerësojë mirë, para se ta delegojë lëndën në prokurori.

Ai ka thënë se nuk kishte asnjë informacion paraprak apo kërkesë nga qeveria se mbi cilin vendim kërkohet ekstradimi i këngëtares në Shqipëri.

“Vendimi nuk është vendim i formës së prerë.  Për të filluar ekstradimi i saj duhet vendim i formës së prerë”, ka shtuar ai teksa ka potencuar se “ekstradimi i saj në Shqipëri, në shtetin e Kosovës në bazë të ligjit është in-ekzistent. Përveç urdhër arrestit në bazë të Interpolit, nuk posedon asnjë dokument tjetër prokuroria”.

Krasniqi ka pohuar se do t’i drejtohet Ministrisë së Drejtësisë që lënda të delegohet në Republikën e Kosovës, pasi që sipas tij kjo vepër penale do të duhej të gjykohej në territorin e Republikës së Kosovës.