Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dënohet me 4 vjet burgim polici që goditi për vdekje 26-vjeçaren në Pejë

NULL NULL
01.07.2025 11:17

Sot është bërë shpallja e aktgjykimit ndaj zyrtarit policor, Argjend Kastrati, i akuzuar për aksidentin me fatalitet ku vdiq 26-vjeçarja Zana Gjevukaj.

Gazetarja e Klan Kosovës, Amantina Hasani, e cila e ka përcjellë ngjarjen, ka njoftuar se Kastrati është dënuar me 4 vjet burgim nga Gjykata Themelore në Pejë.

Në seancën e fundit, polici shprehu pendesën dhe i kërkoi falje familjes së vajzës për rastin tragjik.

Aksidenti ndodhi më 1 prill, në Qyshk të Pejës, ku i akuzuari goditi për vdekje me veturë të ndjerën, duke i shkaktuar plagë të rënda./Klankosova.tv

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.