4 të vdekur në një hotel në Mali - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

4 të vdekur në një hotel në Mali

NULL NULL
07/08/2015

Katër njerëz, në mesin e tyre 2 ushtarë janë vrarë të premten gjatë një rrethimi në një hotel në Mali, ku persona të armatosur kanë marrë pengje, ka thënë një burim ushtarak, raportojnë mediat e huaja, transmeton Klan Kosova.

Sulmuesit kishin sulmuar hotelin Bylbos në qytetin Sevare, të cilët sipas burimeve ushtarake dhe banorëve rezidentë, kishin për qëllim që t’i kidnaponin mysafirët nga perëndimi që po qëndronin në hotel.

“Kjo është bërë për marrjen e pengjeve”, ka thënë një burim i ushtrisë, duke shtuar se dy nga pjesëtarët e grupit që sulmuan hotelin janë vrarë dhe tre të therë janë lënduar.

Një burrë i cili e kishte të montuar eksplozivin në rrip është qëlluar për vdekje.

“Ende nuk ka përfunduar konflikti”, ka thënë ai burim.

Të paktën 5 shtetas të huaj ishin të regjistruar në atë hotel, tre afrikano-jugorë, një shtetas francez dhe një nga Ukraina.