Lajmet e fundit

Rreth katër kilogramë marihuanë janë sekuestruar të premten në Fushë-Kosovë, ndërsa dy shtetas të Shqipërisë janë arrestuar nga Policia e Kosovës.
Operacioni i koduar “Errësira” është realizuar , siç thotë Policia, më 25 shtator, rreth orës
21:00, në rrugën “Nëna Terezë”, nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë.
Gjatë kontrollit të veturës me targa të Shqipërisë, në bagazh janë gjetur rreth katër kilogramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, me vlerë të përafërt prej 10
mijë eurosh.
Policia ka sekuestruar edhe veturën dhe 22 mijë e 300 lekë të reja, raporton Klankosova.tv.
“Me përfundimin e operacionit në teren, personat e arrestuar dhe provat e sekuestruara janë proceduar për veprime të mëtejshme hetimore në koordinim me prokurorin e shtetit, me urdhër të të cilit personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë, mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në veprën penale, “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve substancave, psikotrope dhe analoge” – Neni 267”, thotë PK./Klankosova.tv
