3D vetura kushton vetëm 1700 dollarë NULL NULL 02.05.2015 13:02 02.05.2015 13:02 Printimet 3D po shndërrohen gjithnjë e më tepër në një fenomen të rëndësishëm. Kemi parë të printohen në 3D objekte të ndryshme, veshje, ushqime, ndërtesa. Tani një kompani kineze ka vendosur ta çojë këtë teknologji të jashtëzakonshme në një tjetër nivel, me krijimin e një makine nëpërmjet printimit 3D. https://www.youtube.com/watch?v=neeoH3ga5V4 Makina është quajtur “Shuya” dhe kushton rreth 1700 dollarë. Kjo makinë dyvendëshe në ngjyrë ari mund të arrijë shpejtësinë 40 km/h. Kompania e ka testuar atë në rrugët e Hainan, një provincë në jug të Kinës. Kabina e kësaj makine është printuar në 3D nëpërmjet përzierjes së disa materialeve, ndërsa pjesët e tjera janë të njëjta me atë të makinave elektrike të zakonshme. Kompania e krijoi këtë makinë për vetëm 5 ditë dhe për një kosto prej 161 dollarësh. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.