39 vjetori i themelimit të tifozerisë së parë shqiptare (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

39 vjetori i themelimit të tifozerisë së parë shqiptare (VIDEO)

NULL NULL
nga Shpend Spahija 20.03.2023 09:22

Më 20 mars të vitit 1984 është themeluar tifo-grupi i parë shqiptar, “Torcida”.

Sot e 39 vjet më parë, themeluesi i saj, Shefqet Begu i njohur me nofkën Qeti, udhëhoqi grupin që në atë kohë njihej me emrin “Armata e Minatorëve- Torcida”.

Qeti këtë emër e ka sjellur në Kosovë, pasi kishte bërë bujë së pari në Brazil e më pas edhe në Kroaci, ku përkrahësit e Hajdukut të Splitit njihen me emrin “Torcida”.

Ndërsa “Torcida” e Mitrovicës, krahas klubeve të qytetit është përkrahëse edhe në ndeshjet e kombëtarës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Për këtë ditë të rëndësishme, tifozët mitrovicas organizuan të dielën një koreografi të veçantë në ndeshjen derbi të basketbollit Trepça-Peja në palestrën “Minatori”, që mund ta shihni në fillim dhe në fund të videos në vazhdim.