39-vjeçari nga Shqipëria vdes në një aksident në Itali NULL NULL 08.02.2023 11:49 08.02.2023 11:49 Një 39 vjeçar ka vdekur si pasojë e në aksidenti. Rasti tragjik ka ndodhur në Itali, gjatë ditës së marte. Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për një shqiptar. 39-vjeçari raportohet se kishte qenë duke vozitur një veturë të tipit “Lancia Ypsilon”, që u përplas me një makinë tip, “Peugeot 308”. Shoferja e këtij mjeti ishte një 49 vjeçare, e cila ka mbetur e lënduar si pasojë e aksidentit. Shqiptari nuk arriti të mbijetonte dhe vdiq në vendin e ngjarjes, shkruajnë mediat italiane përcjell Klankosova.tv Se si erdhi deri tek aksidenti ende po hetohet nga autoritetet italiane. Sipas mediave atje, thuhet se Airbag-u në makinën ku udhëtonte 39-vjeçari nuk ka ndihmuar në zbutjen e goditjes, e cila ka qenë shumë e fortë dhe ka shkatërruar pjesët e përparme të dy mjeteve, përcjell Klankosova.tv Raportohet se shqiptari përpara se të përplasej me “Peugeot”, ka frenuar për 30 metra, por kjo nuk ka mundur që ta ndalte tragjedinë. Hetimet e para tregojnë se ishte shpejtësia e madhe ajo që shkaktoi përplasjen me veturën tjetër/ Klankosova.tv
Kosova Haradinaj: Kosova synon të jetë në NATO dhe në rresht me shtetet prijëse të demokracisë në botë 2 months