39 kandidatë garojnë për President të Ukrainës, në mesin e tyre katër gra NULL NULL 15.03.2019 23:03 15.03.2019 23:03 Në zgjedhjet presidenciale të Ukrainës, do të garojnë për president 39 kandidatë. Zgjedhjet presidenciale në Ukrainë janë planifikuar për 31 mars të 2019-të, ndërsa fushata zgjedhore filloi zyrtarisht më 31 dhjetor të 2018-ës, njofton Klan Kosova. Regjistrimi i kandidatëve u mbyll më 4 shkurt të këtij viti ndërsa me 9-të u shfaq edhe lista përfundimtare e kandidatëve presidencialë. KQZ-ja Ukrainës fillimisht regjistroi 44 kandidatë presidencialë por pesë prej tyre u tërhoqën në favor të kandidatëve të tjerë. Në total, katër gra kandidojnë për postin e presidentit në Ukrainë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Foto nga vija e frontit: Trupat ukrainase përdorin sistem të shumëfishtë raketash për të qëlluar drejt linjave ruse 15 minuta më parë