389 përfitues të granteve në bujqësi, 31 milionë investime dhe 2500 vende të reja pune NULL NULL 03/10/2015 03/10/2015 Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë ka përfunduar vlerësimin e projekteve për grante nga Programi për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2015, duke shpallur 389 përfitues të këtyre grantave, njofton Klan Kosova. Investimet totale në këto projekte janë mbi 31 milionë e 600 mijë euro, “prej të cilave nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural investime janë mbi 19 milionë e 300 mijë euro, ndërkaq mbi 12 milionë euro janë investime nga vet fermat dhe kompanitë përpunuese”, tregohet në njoftimin e kësaj ministrie. Këto investimet do të mundësojnë hapjen e 1449 vendeve të reja pune të rregullta dhe po ashtu, edhe 1000 vende pune indirekte në sektorë që ndërlidhen me bujqësinë. Në total, numri i vendeve të reja të punës, të rregullta dhe indirekte shkon në rreth 2500, kurse listat finale përfshijnë sektorë të ndryshëm. Listat e përfituesve të granteve janë publike KËTU dhe KËTU klankosova.tv