Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

37 për qind e qytetarëve të gatshëm të migrojnë

NULL NULL
04.05.2015 13:14
Një studim i realizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka treguar se 37 për qind e qytetarëve në Kosovë, po t’u jepej rasti do të migronin jashtë vendit.

37 për qind e qytetarëve në Kosovë, po t’u jepej rasti do të migronin jashtë vendit. Këto përfundime ka nxjerr sondazhi i Grupit për Studime Juridike dhe Politike.

Në një anketë të realizuar nga kjo organizatë 37.2 për qind u përgjigjën pozitivisht në pyetjen se a do të largoheshin nga vendi po të kishin mundësi.

Këso të dhënash u prezantuan sot në analizën e Grupit politik, të titulluar “Profili i emigrantit kosovar – Cilët qytetarë të Kosovës janë më të prirë të migrojnë në vendet e BE-së”.

Arbëresha Loxha, nga kjo organizatë tregoi se Grupi për Studime Juridike dhe Politike gjatë muajit mars të vitit 2015 ka realizuar një anketë me 1 mijë individë.

Duke përdorur këto të dhëna kjo organizatë mëton që të ndërtojë profilin e emigrantit potencial kosovar dhe së dyti të analizojë faktorët të cilët rrisin gatishmërinë e qytetarëve të Kosovës për të migruar.

Ndryshe, analizat e Grupit sugjerojnë se meshkujt kanë gatishmëri më të lartë për të migruar se sa femrat si dhe individët që u përkasin grup moshave të reja 18 deri në 34 vjeç kanë gatishmëri më të lartë për të migruar se sa ata nga mosha 35 deri në 54 vjet.

Indikatorët tjerë gjithashtu  janë edukimi si dhe pagat apo të ardhurat mujore familjare.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.