Lajmet e fundit

KFOR-i ka uruar Gjermaninë me rastin e Ditës Kombëtare, duke e cilësuar atë si një nga aleatët e saj dhe duke vlerësuar kontributin gjerman në misionin e NATO-s në Kosovë.
“Gëzuar Ditën Kombëtare aleatëve tanë gjermanë”, thuhet në urimin e KFOR-it.
Nga KFOR-i është bërë e ditur se Gjermania është një nga 31 shtetet që kontribuojnë me trupa në misionin e KFOR-it, transmeton Klankosova.tv.
Urimi është shoqëruar me mesazhin “Së bashku, më të fortë për paqen”.
Ndërkohë, sot janë bërë 36 vjet nga ribashkimi i Gjermanisë.
Më 3 tetor 1990, Republika Federale e Gjermanisë (Gjermania Perëndimore) dhe Republika Demokratike Gjermane (Gjermania Lindore) u bashkuan zyrtarisht.
Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Gjermania u nda në zona të administruara nga fuqitë aleate. Në vitin 1949, vendi u nda në dy shtete: Gjermania Lindore, e cila ishte nën ndikimin e Bashkimit Sovjetik dhe kishte sistem socialist, dhe Gjermania Perëndimore.
Me kalimin e viteve, dhjetëra-mijëra qytetarë të Gjermanisë Lindore nisën të largoheshin drejt Perëndimit, kryesisht për shkak të kushteve të vështira ekonomike. Për të ndaluar këto largime, autoritetet e Gjermanisë Lindore ndërtuan Murin e Berlinit në vitin 1961.
Rënia e Murit të Berlinit më 9 nëntor 1989 i hapi rrugë procesit të ribashkimit, i cili u përmbyll më 3 tetor 1990.