35 të vdekur pas shembjes së një tempulli në Indi NULL NULL 31.03.2023 10:36 31.03.2023 10:36 Të paktën 35 persona janë vrarë pasi kanë rënë në një pus teksa po luteshin në një tempull në shtetin qendror indian të Madhya Pradesh. 14 të tjerë janë shpëtuar ndërsa një tjetër është ende i zhdukur në aksidentin që ndodhi, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Policia tha se viktimat ishin duke qëndruar në një pllakë betoni mbi pus, kur ajo u shemb nën peshën e tyre. Incidenti ndodhi të enjten gjatë një ceremonie lutjeje të organizuar në tempullin Beleshwar Mahadev Jhulelal me rastin e festivalit hindu të Ram Navami. Një turmë e madhe besimtarësh po qëndronin në pllakën e betonit që mbulonte pusin, e cila u shemb nën peshën e tyre. Kryeministri Narendra Modi e ka shprehur “dhembshurinë për këtë fatkeqësi”. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Ministria britanike e mbrojtjes: Rusia humbi mbi 10 mijë automjete ushtarake që nga fillimi i luftës 16/04/2023