23:01, 15 Nëntor 2019

Shemben edhe dy banesa të tjera dykatëshe në Unazë, duke e çuar në 35 numrin në total.

Objektet e shembura në dy aksionet e Inspektoriatit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit janë në lotin e parë të segmentit rrugor nga rrethrrotullimi i “Shqiponjës” deri tek “Pallati me Shigjeta”.

Ndryshe nga aksioni i disa ditëve më parë, aksioni i IKMT në prezencë edhe të policisë ka qenë i qetë.

Burime nga IKMT bënë me dije se në lotin e parë të Unazës së Madhe janë edhe 10 objekte që do të shemben në ditët në vijim.

Me shembjen e tyre i hapet rrugë edhe ndërtimit të nënkalimit. Ndërsa brenda këtij viti, sipas ARRSH, do të nisin punimet për hapjen e gjurmës së rrugës./tv klan.al/

Konkurs Pune

Lexo më shumë