Osmani në Forumin Diplomatik të Antalias, takohet me Erdoganin NULL NULL 11.03.2022 15:41 11.03.2022 15:41 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me homologun e saj turk, Rexhep Tayip Erdogan, në Forumin Diplomatik të Antalias, njofton Klankosova.tv. “Kam kënaqësinë të marrë pjesë në Forumin Diplomatik të Antalias. Ceremonia e hapjes nisi nga presidenti Erdogan. Mesi pres të takoj liderë të tjerë botërorë për të ritheksuar domosdoshmërinë e #Meet4Diplomacy në dritën e zhvillimeve të fundit, si dhe për të promovuar agjendën e fortë euroatlantike të firmës”, ka shkruar Osmani në Twitter. Forumi Diplomatik i Antalisë është takim i nivelit të lartë, në të cilin adresohen sfidat ndërkombëtare dhe në të cilin marrin pjesë liderë shtetesh, diplomatë, opinionbërës dhe akademikë. Tema e këtij viti e Forumit të Diplomacisë së Antalisë është “Rikodimi i diplomacisë”. Ky Forum do t`i zhvillojë punimet prej 11 deri më 13 mars dhe do të marrin pjesë përfaqësues nga rreth 70 shtete. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Fakulteti Juridik i UP-së në top 3-shën e gjithë botës, Osmani: Sukses historik 41 minuta më parë
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 4 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 4 orë më parë