34 ushtarë amerikanë mbetën me dëmtime traumatike nga sulmi ajror i Iranit NULL NULL 25.01.2020 10:01 25.01.2020 10:01 Pentagoni ka bërë të ditur se 34 trupa amerikan u diagnostifikuan me lëndime traumatike të trurit pas sulmit iranian në bazën e tyre në Irak. Gjithashtu edhe 17 ushtarë ende nën mbikëqyrje mjekësor, tha një zëdhënës, transmeton Klan Kosova. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, më parë kishte deklaruar se askush nuk ishte lënduar në bazën e tyre nga sulmi i 8 janarit që erdhi pas vrasjes së gjeneralit iranian Qassem Soleimani, shkruan BBC. Zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes, Jonathan Hoffman, u tha gazetarëve të premten se tetë nga të prekurit ishin dërguar në SHBA për trajtim të plotë derisa nëntë tjerë janë duke u trajtuar në Gjermani. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Krasniqi takohet me Gorçeviqin e Malit të Zi, dakordohen për thellim të bashkëpunimeve 8 minuta më parë
Ekonomi Kurti: Kosova po përforcohet si destinacion i preferuar për investime në energji 15 minuta më parë