Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

34 tituj të Ligës së Kampionëve në çerekfinale

NULL NULL
16.03.2023 14:16
Gjysmëfinalistët e Ligës së Kampionëve

Nga tetë skuadrat që siguruan bileta për vazhdimësi të garës në UEFA Champions League, vetëm Manchester City dhe Napoli nuk e kanë fituar asnjëherë këtë trofe.

Padyshim që Real Madridi është klubi që dominon dukshëm, me plot 14 tituj të garës më prestigjioze evropiane të futbollit.

Atë e pason skuadra italiane, AC Milan, që ka gjysmë më pak se madrilenët, pasi janë shpallur 7 herë fitues të këtij kompeticioni.

Me një më pak sa janë gjermanët e Bayern Muchen, të cilët me fitoren ndaj PSG-së në finalen e sezonit pandemik, u kurorëzuan për të gjashtën herë me këtë titull.

Interi që është edhe ekipi i fundit italian që u shpall kampion në UCL, në vitin 2010, ka triumfuar 3 herë në këtë garë.

Ndërkaq me nga 2 finale të fituara në Ligën e Kampionëve, janë edhe Chelsea e Benfica, njofton Klankosova.tv.

Manchester City në historinë e tyre, kanë prekur vetëm një finale, ku në vitin 2021 humbën nga Chelsea, derisa Napoli ecurinë më të madhe historike në këtë garë e  ka arritur sivjet, duke u kualifikuar në mesin e tetë më të mirave. Këtë rezultat, napoletanët se kishin as kur në radhët e tyre, luante futbollisti më i mirë në botë, Diego Armando Maradona.

Shorti për çiftet çerekfinale do të hedhet të premten më 17 mars në Nyon të Zvicrës, me fillim nga ora 12:00.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.