Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Google Chrome vazhdon pushtimin e tregut

NULL NULL
03.05.2015 09:14
Tregu i shfletuesve ndryshon edhe pas këtij muaji me Chrome që vazhdon të ngjitet e Firefox që vazhdon tatpjetën.

Prilli solli të reja në fushën e shfletuesve të internetit. U mor vesh pasardhësi i Internet Explorer në Windows 10 Microsoft Edge, u publikua versioni Firefox 37 dhe ai 42 për Chrome.

Ky i fundit u ngrit edhe në përqindje të shfrytëzuesve, për 0.69 pikë, duke kaluar 25% të tregut.

Tregu i shfletuesve pas këtij ndryshimi qëndron kështu:

–  Internet Explorer ra me 0.71 pikë përqindjeje në 55.83
–  Chrome fitoi 0.69 pikë përqindjeje në 25.68 %
–  Firefox ra me 0.19 pikë përqindjeje në 11.70 %
–  Safari fitoi 0.12 pikë përqindjeje në 5.12 %
–  Opera fitoi 0.05 pikë përqindjeje në 0.48 %

WEB_BROW

Megjithëse Internet Explorer shënoi rënie në përgjithësi, disa verzione të tij shënuan rritje, si IE 11 që u rrit me 0.82% duke shkuar në 25%. IE 10 dhe IE 9 shënuan rënie të lehtë, ndërsa rënien më të madhe e pati IE 8 me 1.26%.

WEB_BROW_2

Rënie të madhe pësoi rivali Firefox.  Shfletuesi ra në 11.8% muajin shkurt dhe ky trend po vazhdon për fat të keq të shfletuesit që i pari solli tab-s në platformë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.