32 të akuzuar për terrorizëm NULL NULL 07.05.2015 16:59 07.05.2015 16:59 Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 32 personave nën dyshimet për terrorizëm. Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë, kundër 32 të pandehurve për veprat penale: “Rekrutimi për terrorizëm”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve”. Të akuzuarit janë: I.H., E.B., F.I., K.B., B.S., F.D., E.B., V.G., F.B., K.R., K.B., H.N., B.Sh., B.I., A.B., E.L., J.B., A.K., B.H., Z.B., J.H., H.A., N.A., I.R., A.B., E.B., S.S., H.E., H.L., A.L., M.B. dhe S.H. Sipas prokurorisë, 27 prej tyre akuzohen për veprën penale: “Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste”, e disa prej tyre edhe për veprën penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve, 2 të tjerë për veprën “Rekrutimi për terrorizëm”, ndërsa 3 nga ta kuzohen për veprën penale mbajtje në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve. “Për disa nga të akuzuarit ekziston dyshimi i bazuar se iu kanë bashkangjitur për të luftuar grupit terrorist në Siri, të quajtur ISIS, disa të tjerë kanë bërë ftesë për qytetarë për t’iu bashkuar grupit terrorist ISIS, ndërkaq disa të tjerë kanë rekrutuar njerëz për të dërguar në luftën e Sirisë, dhe njëkohësisht kanë mbledhur fonde për organizatat e lartcekura terroriste të shpallura nga OKB-ja’ bën të ditur prokuroria. Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Weber thotë se kritikat që vijnë nga Prishtina për ndërmjetësuesit perëndimorë “kanë bazë” 2 orë më parë