Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

31 vjet pa fitore ndaj Italisë, a është momenti i Zvicrës?

NULL NULL
27.06.2024 18:30

Zvicra dhe Italia e hapin fazën e finaleve në kampionatin evropian, në ballafaqimin e vlefshëm për biletën që dërgon në mesin e 8 skuadrave më të mira të kontinentit.

Por a do të mund ta thyej një “mallkim” më shumë se 30 vjeçar, reprezentacioni i Xhakës, Shaqirit e Jasharit, në raport me Italinë, apo do vazhdohet “agjërimi”.

Fitorja e pastër e këtyre të fundit, 3-0 në fazën e grupeve të Euro 2020, është ballafaqimi i fundit që Zvicra e kishte me kampionët në fuqi të Evropës, në një kompeticion të tillë.

Pas këtij dueli, këto kombëtare u ballafaquan dy herë edhe në kualifikimet për kampionatin e fundit botëror, ku të dyja ndeshjet nuk prodhuan fitues, raporton Klankosova.tv.

Kurse, për ta gjetur një fitore të helvetikëve ndaj azzurëve, duhet të kthehemi prapa më shumë se 3 dekada, kur zviceranët triumfonin 1-0 në Bern, me golin e Marc Hottiger, në kualifikimet për Botërorin “USA 1994”. Që atëherë, nga 1 maji 1993, as në ballafaqimet miqësore nuk ka fitore për të kuqtë.

Në histori, këto dy kombëtare janë takuar mes vete plot 21 herë deri tani, ku 7 fitore ka Italia, 4 Zvicra e plot 10 herë janë ndarë baras, njofton Klankosova.tv.

29 qershori është momenti i ballafaqimit të 22-të, kur me fillim në orën 18:00, direkt nga Olympiastadion i Berlinit, në Klan Kosova dhe ArtMotion, transmetohet kjo super ndeshje, ku Zvicra e shqiptarëve, synon eliminimin e kampionëve aktual.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.