304 pacientë me Covid-19 të shtrirë në QKUK dhe spitale, 24 në gjendje të rënduar NULL NULL 13.07.2020 19:12 13.07.2020 19:12 Në kuadër të klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitaleve të përgjithshme po marrin mjekim 304 pacientë të diagnostikuar me Covid-19. Prej tyre në QKUK 176, kurse në Spitalet e Përgjithshme 128 pacientë. Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 208 janë me oksigjenoterapi, 135 në QKUK dhe 73 në spitalet e përgjithshme. 24 pacientë vazhdojnë të jenë në gjendje të rënduar, nën përkujdesje intensive mjekësore. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.