300 studiues prezantohen në Javën e Shkencës - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

300 studiues prezantohen në Javën e Shkencës

NULL NULL
12/05/2015
Rreth 300 studiues do t`i prezantojnë punimet e tyre gjatë Javës së Shkencës e cila hapet të martën në Prishtinë.

Ministria e Arsimit, do të bëjë sot hapjen e Javës së Shkencës, e cila do të zhvillohet për katër ditë dhe hapjen e saj do ta bëjë ministri i arsimit, Arsim Bajrami.

Seanca plenare dhe seancat tematike të ditës së parë do të mbahen në Kompleksin Qeveritar (ndërtesa e ish Rilindjes), ndërsa seancat tematike të ditëve tjera do të mbahen në Fakultetin e Edukimit.

Gjatë këtyre ditëve sa do të zgjas ky aktivitet do të prezantojnë punimet e tyre rreth 300 studiues.