30 yje tregojnë historinë e imigrantes që u nda nga i biri (VIDEO) NULL NULL 12.07.2018 15:00 12.07.2018 15:00 Një grua nga Honduras e cila është ndarë nga djali i saj përderisa po kërkonte azil në SHBA, po e tregon historinë e saj me ndihmën e 30 yjeve botërore. Në shkurt të këtij viti, gruaja e njohur si Mirian u nda nga i biri 18 muajsh në kufirin në Teksas. Ajo u largua nga dhuna që po ndodhte në vendin e saj në kërkim të një vendi të sigurt në SHBA. Aktorja Maggie Gyllenhaal krijoi një video katër minutëshe “My Name Is Mirian” ku 30 yje lexojnë letrën e Mirian. Në këtë video shfaqen yjet si Ryan Reynolds, Chadwick Boseman, Kumail Nanjiani, Kristen Wiig e shumë të tjerë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.