21:19, 15 Prill 2019

Më 15 prill 1989, 93 tifozë humbën jetën në fatkeqësinë më të rëndë sportive të ndodhur në Britaninë e Madhe.

Ata u shtypën për vdekje në stadiumin ‘Hillsborough’ në Shefilld, gjatë ndeshjes gjysmëfinale të FA Cup, ndërmjet skuadrave të Nottingham Forest dhe Liverpool.

Kaosi u shkaktua nga një pjesë e tifozëve e Liverpoolit, që u lejuan të hyjnë në stadium nga pjesa e pasme, kur ndeshja kishte filluar. Më shumë se 2 mijë tifozë që hynë në stadium, mbipopulluan një pjesë të tij, duke shtyrë dhe shtypur tifozët në radhët e poshtme.

Tragjedia ndryshoi rrënjësisht futbollin anglez; ligje të ashpra u vendosën për tifozerinë e dhunshme.

Ndryshoi tërësisht infrastruktura e stadiumeve, pasi tani rendin nuk e mbanin më gardhet apo rrjetat e telit, por dhuna e ligjit (kampionati i vetëm në botë ku tifozët janë ngjitur me fushën e gjelbër).

Konkurs Pune

Lexo më shumë