8:09, 9 Nëntor 2019

Sot më 9 nëntor janë bërë 30 vjet nga momenti historik i rëniës së “Murit të Berlinit”, i cili për më shumë se tre dekada ndau Gjermaninë në dysh.

Ky mur u ndërtua në vitin 1961.

Ndërtimi është udhëhequr nga Bashkimi Sovjetik.

Synimi i kësan ndarja ishte të mbante fashistët perëndimorë larg e që të mos pushtonin lindjen.

Por në fakt shërbente edhe si barrikadë për lindorët që përpiqeshin të emigronin vazhdimisht për në territoret e perëndimti kapitalist.

Ndarja bëri që të ndahen familje e të shkelen të drejtat e njeriut, duke e mbajtur popullsinë e Gjermanisë Lindore të mbyllur në territor sovjetik.

100 persona u vranë teksa përpiqeshin të kapërcenin murin kufitar, të rrethuar nga tela me gjemba e ushtarë me mitralozë, shkruan Reuters përcjell Klan Kosova.

Më 9 Nëntor 1989, partia komuniste e Gjermanisë Lindore tha se qytetarët mund të kalonin matanë murit kur të donin.

Menjëherë u krijua kaos. Ata që jetonin në Lindje më në fund kishin mundësinë të kalonin në perëndim për herë të parë pas 30 vitesh.

Teksa mblidheshin, qytetarët nisën ta shkatërrojnë murin.

Konkurs Pune

Lexo më shumë