20:09, 16 Shtator 2019

Gati 12 vjet pas vrasjes së tij, nxitësit që u bë shkaktar i vrasjes së Triumf Rizës iu dha një dënim përfundimtar.

Gjykata Themelore të hënën e dënoi Enver Sekiraçën me 30 vjet burgim, njofton Klan Kosova.

Sekiraça që po qëndronte në paraburgim që nga viti 2014, sipas prokurorisë me 30 gusht të vitit 2007 kishte nxitur Arben Berishën që ta vriste policin Triumf Riza gjë që deklarohet të jetë bërë për shkak të një hakmarrje.

Po të hënën, babai i Triumf Rizës, Shefqet Riza thotë se ka besim në gjykatat e Kosovës, megjithatë sipas tij dënimi duhej të ishte më i lartë.

Kronikë nga Qëndresa Bellagoshi.

 

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë