Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

30-vjeçarja bie nga kati i gjashtë i një ndërtese në Korçë

NULL NULL
23.02.2020 18:10

Një 30-vjeçare ka rënë nga kati i gjashtë i një ndërtese në Korçë.

Gazetarja Lediona Xheladinaj raporton për Abcnews.al se 30-vjeçarja ishte në katin e gjashtë të një lokali dhe ka rënë në tarracën e katit të dytë.

Burime për Abc News bëjnë me dije se vajza ka qene duke pirë kafe në katin e 6-te të një lokali në qender te qytetit.

E reja është hedhur nga lartesia dhe ka përfunduar në katin e dytë duke marrë plage të renda në trup, ku është dërguar me urgjence në spital në gjendje të rënde për jetën.

Burime konfidenciale thonë për Abc News se bëhet fjalë për shtetasen Klaudia K.

Lidhur me ngjarjen e rendë ka reaguar edhe policia. Autoritetet në Korçë bëjnë me dije se e reja është vetëhedhur, por ende nuk dihen motivet.

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.02.2020, në lagjen nr. 3, një shtetase rreth 30 vjeçe, pasi ka hyrë në ambientet e një lokali, ka dalë në ballkonin e tij në katin e gjashtë dhe dyshohet se është vetëhedhur, ku për pasojë ka rënë në katin e dytë të kësaj ndërtese.

Kjo shtetase u transportua në Spitalin e Korçës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.