30 ditë paraburgim për falsifikuesin e diplomave nga Mitrovica NULL NULL 20.12.2019 15:56 20.12.2019 15:56 Gjykata Themelore e Prizrenit i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit D.M nga Mitrovica nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Falsifikim i dokumentit”. Ai dyshohet se në bashkëveprim me disa të tjerë kanë bërë diploma false për të përfituar materialisht, njofton Klan Kosova. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 19.12.2019 dhe do të zgjasë deri më datën 18.01.2020. Gjykata thotë se ai mund të paraqesë rrezik nëse gjendet në liri dhe mund ta përsërisë veprën penale për këtë paraburgimi është i bazuar dhe i arsyeshëm për sigurimin e prezencës dhe zhvillimin normal të rrjedhës së procedurës penale. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 2 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 3 orë më parë