30 ditë paraburgim për burrin që kanosi postierin e gjykatës në Prizren NULL NULL 4 months më parë 4 months më parë Gjykata Themelore në Prizren, ka njoftuar se të dyshuarit me inicialet F.H. i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh sepse ka kanosur postierin e gjykatës. Ai, sipas gjykatës, ishte i përfshirë në vepra të ndryshme penale në të kaluarën dhe këto e arsyetojnë, siç thuhet në njoftim, dyshimin se me qëndrimin e tij në liri, mund të përfundoj veprën, transmeton Klankosova.tv. “Më datë 21 janar, në orët e mesditës në Prizren, seriozisht e kanos personin zyrtar, i cili ishte në detyrë zyrtare, se do ta privojë nga jeta të dëmtuarin – punëtorin e gjykatës, në atë mënyrë që derisa i dëmtuari ishte në orar të punës në pozitën e dorëzuesit të postës së gjykatës, e takon të pandehurin të cilin e njofton zyrtarisht se djali i tij duhet të paraqitet në gjykatë, për të cilin ka një ftesë, të cilën ftesë ia ofron të pandehurit, mirëpo ky i fundit i revoltuar, fillimisht tenton t’i vërsulet fizikisht, pastaj e ofendon me fjalë fyese dhe pastaj, i drejtohet të dëmtuarit me fjalët kanosëse “kam me ju vra edhe ty edhe gjyqtarët nëse bjen kësi letra”, me ç ’rast të dëmtuarit i shkakton frikë, ankth dhe pasiguri.” Thuhet në njoftimin e gjykatës. Tutje, bëhet e ditur se në fazat e mëtejme të procedurës penale do të vlerësohet se a do të argumentohen këto fakte. “Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë mënyrën dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, ku i pandehuri dyshohet se ka kryer formën më të rëndë të kualifikuar pasi që ka kanosur personin zyrtar, gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare dhe lidhur me ushtrimin e detyrës zyrtare duke e kanosur me jetë të dëmtuarin.” Derisa paraburgimi do të llogaritet prej kohës së arrestimit 21.01.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 21.02.2022.
Kosova “Infermierëve të pandemisë” nuk iu dha paga qe 3 muaj, nuk u paguan as kujdestaritë (VIDEO) 25.05.2022 9: 25